Berisha: Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejt me Ahmetajn, po të dojë të më shkruajë

Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka komunikuar me ish.zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Por shtoi "jo drejtpërdrejt". Në fjalën e tij gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se telefonin e ka të hapur dhe Ahmetaj mund t’i shkruajë.

Po ashtu bëri me dije se ka dijeni se SPAK ka prerë urdhër-arresti për ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt. 

Berisha: Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejt me Ahmetajn. Por ai po të dojë mund të shkruajë çfarë të dojë në telefonin tim. Nuk e kam penguar. E kam marrë nga qytetari dixhital. Jam i ndjeshëm se Ahmetaj u largua duke paraqitur mesazhet kërcënuese që kishte marrë. Prokuroria duhet t'i kishte verifikuar deri më një. 

Ahmetaj ka informuar njerëz të cilët u ka rrëfyer se është kërcënuar, madje direkt edhe nga kriminelë nga qelitë e burgjeve, është një gjë e rëndë. Për ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten më thonë se janë lëshuar urdhër arresti, por nuk e di të vërtetë. Të lëshosh urdhër arresti për ato zonjat, dhe të sillet Veliaj, Rama, Agaçi e Gjiknuri të lirë, që me firmat e tyre janë bazë e vjedhjes, do të thotë që po përpiqet të serviret çështja ashtu siç nuk është. Ahmetaj të paraqitet si strumbullari apo trungu, dhe Mërtiri e Zoto dhe qarku të mbyllet me këta 3 persona, E them me përgjegjësi absolute.