Selam Shkodra: Institucionet e Kosovës nuk duhet të tentojnë të zgjidhin çështjet me iniciativa qesharake

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Selam Shkodra i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që t’i referohen vetëm ligjit sa i përket iniciativave për për mbajtjen e zgjedhjeve në komiunat me shumicë serbe në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, Shkodra thotë se institucionet e vendit nuk duhet të tentojnë të zgjidhin çështjet e mëdha me iniciativa qesharake.

“Përveç Kuvendit dhe Ligjit për Iniciativë Qytetare dhe Referendum, askush tjetër!

Me asnjë lloj udhëzimi administrativ si akt nënligjor s’mund të shkarkojë dhe as të organizojë zgjedhje as lokale, as nacionale.

Qeveria si organ ekzekutiv nuk mund të nxjerrë udhëzim për implementim të dispozitës së nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale?!  Sepse përbën ndërhyrje në votën e lirë! 

As KQZ nuk e ka të drejtën e referendumit ku të formulohet pyetje për largimin e kryetarëve të komunave.

Vetëm ligji dhe askush tjetër s’mund ta bëjë një pyetje të tillë!

Institucionet e vendit nuk duhet të tentojnë të zgjidhin çështjet me iniciativa qesharake”, shpreh Selami Shkodra.

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka zhvilluar takime koordinuese me EULEX dhe KFOR-in, në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bratisllavë.

Në një njoftim zyrtar Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga sot do të ketë një numër më të vogël të efektivëve të Policisë së Kosovës, në dhe përreth objekteve komunale në veri.

Ky vendim ka ardhur pasi është raportuar se situata në Veri është më e qetë.