Shabani: Sistemi aktual zgjedhor bunker, ta ndryshojmë që të ndodhë rrotacioni politik në vend
Në një intervistë me Ora News, Endri Shabani nga Nisma thurje u shpreh se çështja është a do të ketë rrotacion politik në shqipëri dhe a do të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore për ata që në 30 vite e kanë vjedhur këtë vend.
Ai tha se me këtë sistem zgjedhor kjo nuk mund të ndodhë sepse ky është një bunker që e ka ndërtuar vetë klasa politike për tu fshehur brenda,
Shabani: Çështja është a do të ketë rrotacion politik në shqipëri dhe a do të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore për ata që në 30 vite e kanë vjedhur këtë vend. Me këtë sistem zgjedhor kjo nuk mund të ndodhë sepse ky është një bunker që e ka ndërtuar vetë klasa politike për tu fshehur brenda, veçanërisht Edi Rama që ka mbijetuar më gjatë dhe e ka modifikuar atë e qëndron në pushtet kur nuk ka gjysmën e popullit.
Ne duam ta ndryshojmë këtë për t’i hapur rrugë rrotacioni dhe ndryshimit politik në vend. 11 mijë votuesit tanë nuk janë sot në kuvend edhe pse na kanë votuar. Me një sistem si ai i Kosovës do të kishim në një përfaqësim tjetër në kuvend dhe Rama do të kishte më pak mandate e Rama nuk do ishte ne pushtet.
