Berisha: Nuk na e ndryshon kush emrin! Basha është peng mjeran i Ramës, ka degraduar plotësisht
Sali Berisha, komentoi sot edhe spekulimet se mund të ndryshojnë emrin e partisë.
“Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme. Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti,” tha Berisha.
I pyetur për Lulzim Bashën, ai tha: “Sot kam vetëm një fjalë: është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe me zero integritet. U keqpërdor në 32 vite si askush tjetër nga kryeministri i vendit.
Besoj se nuk ka shqiptar që nuk e di sot se Lulzim Basha është një peng mjeran i Edi Ramës me dosjet e larjes së parave dhe Toyota Yaris. Ka njerëz që tek-tuk bëjnë sikur nuk e dinë. Por këta u intereson të bëjnë sikur nuk e dinë se këtë nuk ka mbetur njeri pa e marrë vesh”.
