Paralajmërimi i Maliqit: Së shpejti do të bëj 5 kallëzime në SPAK, çdo gjë do të bëhet mediatike
Në një postim në Facebook, ish-deputeti Lefter Maliqi paralajmëron se së shpejto di të bëjë edhe 5 kallëzime të tjera në SPAK,
Ai shkruan se në shtator gati padia në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor, vendim në shkelje të plot të Kushtetutës së Shqipërisë.
Maliqi: Të dashur miq, Së shpejti 5 kallëzime në SPAK, për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërtim pa leje, evazion fiskal dhe shumë shkelje të tjera ligjore në Kuçovë dhe në Tiranë. Në shtator gati padia në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor, vendim në shkelje të plot të Kushtetutës së Shqipërisë. Nuk ka më kthim pas! Çdo gjë do të bëhet mediatike. Beteja politike dhe ligjore vijon… E drejta vonon por në fund ajo triumfon!
