“Nuk kam komunikuar drejtpërdrejtë”, Berisha: Ahmetaj, po të dojë, mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët është shprehur sërish për çështjen e  Arben e Ahmetajt. Berisha shkruan se Ahmetaj, e ka rrugën e hapur, nëse dëshiron t’i shkruajë.

Më tej ish-kryeministri thotë se Prokuroria duhet të hetonte mesazhet kërcënuese që pretendohen të jenë dërguar në telefonin e ish-ministrit Ahmetaj.

Berisha: Nuk kam komunikuar drejtpërdrejtë me Arben Ahmetajt. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza të qytetarit dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë jam i ndjeshëm. Ahmetaj u largua duke paraqitur sms kërcënuese që i ishin dërguar. Këto sms prokuroria duhet t’i hetonte. Apo ishin këto për skenarin e azilit të tij, këtë nuk e di.

Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve. Për të dy zonjat, ish-bashkëshortet dhe bashkëshorten, burime pothuajse, mjaftë të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër-arresti. Skam asgjë, por çfarë tingëllon këtu?! Të lëshon urdhër-arrest për këto zonja dhe të sillet Veliaj, Agaçi, Rama, të lihen të lirë se janë bazë e kësaj vjedhje, ky është akt që dëshmon se përpiqesh me çdo kusht që të mbash çështjen.

Sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor.

Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit. Në këtë kuadër, ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës.

Por PD përsërit gjithashtu se sikundërse djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit. Vonesat në hetim i kanë kushtuar qytetarëve mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e shekullit.