Taulant Balla: Policia po vetëpastrohet, ky proces po hyn në një fazë të re
Policia e shtetit tashmë ka hyrë në një fazë të re të procesit të vetëpastrimit, ka deklaruar ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një takimi me blutë në Berat.
“Që ditën e parë në këtë detyrë kam ardhur me vetëdijen se suksesi në punën time është i pamundur pa drejtuesit dhe punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Krijimi i një fryme skuadre në luftën për përmbushjen e objektivave të këtij sektori është baza e suksesit që synoj. Dita duket që në mëngjes. Ka filluar të duket qartë se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili po hyn në një fazë të re.”
Ndërsa në një deklarate të posaçme, zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj, kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të mbështesin policinë e shtetit në këtë proces.
Sipas tij goditja e elementeve te inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës, edhe brenda radhëve së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.
Ndërkohë ministri Brendshëm, Taulant Balla, rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit e cilësoi detyrë emergjente.
Në komunikimin me strukturat e Beratit, Ministri Balla theksoi se censi i suksesit është bashkëpunimi në grup ndërsa shtoi se publiku e krijon perceptimin për policinë në bazë të veprave, jo fjalëve.
