Bllokohen 12 mjete ndërtimi dhe 3 autobusë në Llogara, shkak një bot çimentoje, qarkullimi i automjeteve i vështirë

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Llogara.

Siç shihet edhe nga foto më lart një bot çimentoje ka bllokuar qarkullimin.

Në të dyja anët e kalimit qarkullimi i automjeteve po kryhet me vështirësi.

Ndërkohë raportohet se të bllokuara kanë mbetur 12 mjete ndërtimi dhe 3 autobusë.