Paraardhësi Ahmetaj në kërkim, ish-ministrja e Financave Anila Denaj, paraqitet në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2023, 10:47
Ish-ministrja e financave Anila Denaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK.
Denaj është paraqitur sot e vetme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa mësohet se do të merret në pyetje për çështja e sterilizimit
Dyshohet se paraqitja e saj mund të ketë të bëjë edhe me aferën e inceneratorëve, duke qenë se paraardhësi i saj Arben Ahmetaj është në kërkim dhe pritet të arrestohet.
Arben Ahmetaj u zëvendësua nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave në vitin 2019 dhe mbajti këtë post deri në vitin 2021.
