Turistet kuriozë për periudhën e komunizmit në tiranë, interes i lartë për regjimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2023, 14:25
Shqipëria mbetet një qendër atraksioni për kulturën, historinë, të shkuarën për turistet e huaj.
E ndërsa qytetaret e Tiranës iu janë drejtuar plazheve kësaj fundjave, ky grup turistesh nga Italia ka zgjedhur ta përfundojnë turin e tyre të vizitave në Tiranë, në simbolin e regjimit diktatorial, tashmë me fytyrë të re.
Udhërrëfyesi i tyre shprehet se ka një numër të lartë të turisteve qe shprehin interes për periudhën komuniste, madje këtë e kane pohuar edhe vetë ata.
Te kënaqur me udhëtimet e tyre në të gjithë Shqipërinë ata premtuan se do të rikthehen përsëri.
