Nënkryetari i bashkisë Kukës në SPAK, Gjici ia kaloi Granit Gjanës projektin që interesohej Alma Kaçi
Për rreth 1 orë nënkryetari i bashkisë së Kukësit Granit Gjana ka dëshmor në SPAK pas publikimit të video skandalit të Safet Gjicit.
Mësohet si ka treguar për projektin që Alma Kaci kishte si synim të merrte nga bashkia e Kukësit për rehabilitimin e qenve endacake
Granit Gjana nën kryetari i bashkisë së Kukësit u mor në pyetje në SPAK këtë të premte. Për rreth 1 orë ai dëshmoi mbi procesin që po zhvillohet në gjykatë ndaj Safet Gjecit pas publikimit të videos erotike më Alma Kaçin në zyrën e bashkisë.
Sipas burimeve ai ka dëshmuar mbi projektim që Alma Kaci kishtë shfaqur interes për ta marr nga bashkia e Kukësit e cila kishte të bënte më rehabilitimin e qenve endacake.
Për këtë projekt Alma kishte përgatitur dokumentacionet e ndërsa finalizimi I këtij projekti do të kryhej me miratimin e këshillit bashkiak.
Në videon e shpërndarë dhe e bërë publikë në rrjet Alma Kaci pasi bisedon me Safet Gjicin për projektin këtë detyrë ish kryetari ka kalon Granit që mbante detyrën e nen kryetarit të bashkisë.
Ai e thërret në zyrë Almën ku bisedojnë mbi projektin në fjalë dhe për mënyrën se si do të zhvillohej.
Për këtë video skandal Safet Gjici vijon të jetë në burg e ndërsa Alma Kaçi në masën e arrestit të shtëpisë. Duke iu referuar projektit në fjalë vetë Gjici ka mohuar të ketë favorizuar Alma Kaçin.
