Kush ha më shumë fruta në botë, shqiptarët renditen të parët në Ballkan
Sipas kësaj harte Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë, tregojnë të dhënat.
Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit.
Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili.
Të dhënat e konsumit të frutave, të ndara nga Our World in Data, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.
Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person.
Rënditja e vendeve të Ballkanit përsa i përket konsumit të frutave:
Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.
Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).
