Zjarri jashtë kontrollit në Peshtan të Fierit, një helikopter "Cougar" në ndihmë të zjarrfikësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2023, 16:18
Është riaktivizuar sërish sot zjarri në pyllin me pisha në zonën e Peshtanit në Fier.
Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve një helikopter Cougar ka mbërritur në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier.
Flakët kanë përfshrië zonën e pyllëzuar në Peshtan e përfshire nga flakët prej tre ditësh. Mesditën e sotme flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

