Peshtani i Fierit digjet prej tre ditësh, Baçi: Duhet angazhim total, këta dinë vetëm të vjedhin dhe të gënjejnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2023, 16:53
Deputeti demokrat Luan Baçi akuzon autoritetet për keqmenaxhim të situatës së zjarreve, teksa prej tre ditësh vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit në Fier.
"Zjarri në Peshtan, Fier vazhdon tashmë prej disa ditësh. Paaftësi totale e strukturave përgjegjëse.
Zjarri po përparon me shpejtësi tashmë nga Peshtani, peër në fshahtin Kraps, rreziku sa vjen dhe bëhet më i madh. Duhet angazhim total dhe serioz i strukturave shtetërore, në mënyrë të organizuar dhe i koordinuar!
Këta dinë vetëm të vjedhin dhe të gënjejnë!"