Sërish tym në Peshtan/ Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha, flakët rrezikojnë parcelat me ullinj

Riaktivizohet sërish zjarri në pyllin me pisha në zonën e Peshtanit në Fier.

Repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Rroskovecit janë të angazhuara në terren për neutralizimin e flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi në një siperfaqe të konsiderueshme.

Burimet nga terreni bëjnë te ditur se zjarri po u afrohet parcelave me ullinj ndërkohë që për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikëset e kanë të vështire tu afrohen vatrave të zjarrit.