Kujdes me lëkurën në verë. Dermatologia: Më shumë kujdes ndaj fëmijëve
Ruajtja e shëndetit të lëkurës është kryefjalë në këto ditë kur temperaturat kanë kapur vlerat maksimale.
Sipas dermatologes Loreta Kuneshka rreziku për infeksionet është më i lartë në verë.
Loreta Kuneshka, dermatologe: “Janë shtuar këto ditë edhe infeksionet bakteriale dhe mykotike. Kjo sepse edhe frekuentimi i plazhit dhe pishinave bën që të rriten shumë infeksionet bakteriale. Lagështira është një ambient i mirë për t’u zhvilluar myku i lëkurës”.
Mjekja e vë theksin tek kujdesi ndaj fëmijëve.
Loreta Kuneshka, dermatologe: “Fëmijët janë më të predispozur t’i bëjnë këto sëmundjet të zhvillohen për infeksionet e lëkurës. Kjo dhe nga vetë natyra efëmijës që është më i papërgjegjshëm, më hiperaktiv, dhe kuptohet që imuniteti i fëmijës është më i dobët se i një të rrituri. Fëmijë na vijnë shumë me infeksione. Shumë fëmijë dhe kjo po vjen në rritje po vuajnë nga rrjebulla, apo ekzema e fëmijëve. Dhe kjo ka një lloj acarimi në sezonin e verës”.
Për të gjithë ata që e shohin detin si një mundësi për të qetësuar problemet e lëkurës, Kuneshka pohon se kjo funksionon vetëm për infeksionet në fazë fillestare.
Loreta Kuneshka, dermatologe: “Vetë deti përmes kripës dhe jodit ka aftësinë që i përthan infeksionet e lehta. Pra nuk kanë arritur që t’u mbivendoset një infeksion i rëndë bakterial”.
Dermatologia këshillon të shmangen daljet në orët e pikut, konsumimin sa më shumë të lëngjeve dhe aplikimin e kremit të diellit çdo dy orë



