Plagosja me armë në Shijak, kapet 18 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2023, 16:49
Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot në Shijak. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur i riu me inicialet S. B., ndërsa është arrestuar 18-vjeçari K.Çyrbja.
Shijak/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e sotme, për plagosjen me armë zjarri të një 30-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, është vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi K. Ç., 18 vjeç .
