Tjetër aksident në vend, dy makina përplasen me kamionin e mbetjeve, plagoset 30 vjeçarja

Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e së shtunës rreth orës 11:10. 

Një fuoristrafë  “Range Rover” me targa AB184CZ me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin “Mercedes-Benz” me targa BM001SM me drejtues Silgen Muçaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me targe AB793GU me drejtues Alfred Balili, 54 vjeç.

Si pasojë ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeç banore e  Fierit, e cila ndodhej në mjetin me targa BM001SM. Për rrjedhojë ajo është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën  e parë. Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkolit.