“Mafia e plehrave” Opozita bllokoi foltoren e Kuvendin dhe kërkoi llogari nga Rama në “arrati”
Opozita zgjodhi të protestojë në seancën e fundit të legjislaturës me pankarta ku e cilësojnë qeverinë “mafia e plehrave” dhe vetë kryeministrin e paraqesin të veshur me një kostum me detajet e bimës së kanabisit.
Për 2 orë e gjysmë seanca u përfshi me debate dhe bllokim të foltores, pasi deputetët opozitarë kërkonin prezencën e kryeministrit Rama.
Me dy tema kryesore, incineratorët dhe diplomat e studentëve.
Lëvizjet e opozitës solli dhe prezencën e Gardës që u vu në rresht mes tavolinave të ministrave dhe foltores së kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, nga vendi i tij akuzoi kryeministrin Rama se po kërcënon me zgjedhje të parakohshme kabinetin e tij.
Ndërkaq ai lajmëroi se 2 ministra të tjerë mund të përfundojnë prapa hekurave.
Akuzave të Bardhit dhe kërkesave të grupit Berisha iu përgjigj Elisa Spiropali.
Teksa theksoi se mazhoranca nuk i është shmangur opozitës, i rikujtoi edhe kohën kur PS kërkonte mocion për ngjarje të rënda PD sot në opozita i shmangej.
Debatet e shumta shkaktuan dhe ndërprerje të seancës parlamentare.
Ndërkohë konferenca e kryetarëve e rrëzoi sërish kërkesën për debat me kryeministrin Rama.
