Debatet mes mazhorancës dhe opozitës, ndërpritet për 30 minuta seanca plenare

Është ndërprerë për rreth 30 minuta seanca e sotme në Kuvend pas debatet e forta mes opozitës e mazhorancës.

Seanca nisi me debate pasi mazhoranca futi në rend dite projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimi i rendit të ditës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla solli revoltën e opozitës, e cila tha se nuk ishin të mjaftueshme votat.

Opozita ka kundërshtuar diskutimet, ndërsa kërkon interpelancë me Ramën për inceneratorët. Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë.

Deputetët e PD insistuan për interpelancën me kryeministrin Rama, i cili mungon në seancë. Ndërkohë jashtë parlamentit studentët presin të hyjnë në seancë për të folur për projektligjin për Mjekësinë dhe kjo çështje është bërë sërish temë debati dhe deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren.

Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e seancën nga kryesuesja, nënkryetarja e parlamentit Ermonela Felaj.