“Qeveri e Dardhave” Kryemadhi: Vëllai i ministres Krifca, "bënte biznes" me inceneratorin e Tiranës
Përmes një postimi në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkruan se nga sot qeveria duhet të quhet qeveria e dardhave.
Ajo shkrua se ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i ka shumë qejf plehrat, aq sa ka përfshirë me incineratorët edhe fëmijët të saj, në këtë rast vëllain e saj.
Kryemadhi: Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë. Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?! Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?
Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?! Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman. Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, "bënte biznes" me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës.

