FOTO-LAJMI/ 1 ditë pas ndërprerjes së fondeve të BE-së, ambasadorja Hohmann ndjek debatin në Kuvend

Një ditë pas publikimit të lajmit se KE ka pezulluar fondet për bujqësinë në Shqipëri, ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka shkuar në Kuvend.

Siç shihet nga pamjet, Hohmann shfaqet e vetme teksa i drejtohet sallës së Kuvendit.

Dje Hohmann deklaroi nga takimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE), u shpreh e prerë se nëse Shqipëria do të marrë fondet nga Bashkimi Evropian, duhet të plotësojë disa kushte.