Felaj nuk pranon mbledhjen e konferencës së kryetarëve, Bardhi: Për kafe u ndërpre seanca?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 13:09
Pas bllokimit të Foltores së Kuvendit nga deputetët të opozitës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta.
Mësohet se konferenca e kryetareve nuk është mbledhur për heqjen nga votimi i ligjit për studentët dhe Akademinë e Shkencave.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se ndërprerja e seancës qenka bërë vetëm të pihet kafe dhe jo për mbledhjen e konferencës së kryetarëve.
Seanca e sotme plenare është zhvilluar nën tensione dhe debateve të forta, ku opozita ka kërkuar që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama që të japë llogari për skandalet e qeverisë.

