Policia zbarkon në banesën e Rrajës, kontrollet me shpresën për arrestimin e djalit të ish-deputetit të PS-së

Shkarkimi i kupolës së komisariatit të Krujës dhe zëvendësimi i 26 efektivëve në këtë komisariat është pasuar edhe me kontrolle në banesën e ish-deputetit Rrahman Rraja.

Qëllimi ka qenë gjetja e djalit të tij, Rexhep Rraja dhe 3 vëllezërve Xhelal, Përparim dhe Flamur Rraja.

Raportohet se në banesë nuk janë gjetur asgjë ilegale dhe as personat që kërkon policia.  Prej datës 9 korrik ata janë në kërkim pasi akuzohen për rrahjen barbare të dy kushërinjve Maja në një lokal në Borizane të këtij qyteti.

Që prej ditës kur u shfaqen pamjet teksa godisnin më shkopa bejzbolli dhe nën kërcënimin e pistoletës ata janë larguar nga banesat ndërsa blutë nuk kanë mundur të zbulojnë vendndodhjen.

Ky aksion vjen pak dite pas qenbdrimit publim te ministri Taulant Balla si dhe pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Për ngjarjen janë vënë në pranga tre persona dhe një është në hetim nën masën e arrestit në shtëpi, por 6 pjesëmarrësit e tjerë në aktin e dhunshëm janë ende në kërkim.

Personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Sipas sistemit TIMS aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit.

Vetëm një ditë pas zbulimit të ngjarjes si dhe akuzave të ngritura se policia nuk reagoi në kohë dha dorëheqjen nga mandati i deputetit Rrahman Rraja,

Ngjarja nisi pas denocimit për pasojat që shkaktonin shpërthimet me tritol në guroren që administronin rrajat. Banorët e zonës ishin ankuar për dëmtime të banesave, por duket se dhuna ram bi dy kushërinjtë Maja.

Vonesa në kapjen e djalit të deputetëve u vu në qendër të fjalimit të parë të ministrit të Brendshëm Taulant Balla vetëm dy ditë pasi ai mori detyrën.