Theu masën e “arrestit të shtëpisë”, pranga 28-vjeçarit të akuzuar për dhunë në familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2023, 14:14
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 28-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. U., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 07.07.2023, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

