Ndryshime në skemën e Sigurimeve, heqje e detyrimit për të paguar nga pensionistët e vetëpunësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 20:27
Në kuvend ka nisur diskutimi për heqjen e detyrimit për të paguar sigurime shoqërore nga pensionistët e vetëpunësuar.
Projekti u prezantua nga zëvendësministrja e Financave Olta Manjani.
Sa i përket rritjes së pensioneve, përfaqësuesja e qeverisë tha se vendimi do të merret në tetor.
Opozita edhe një herë ka tërhequr vëmendjen për pensionet e ulëta në Shqipëri, duke mos kursyes as ironitë.
Heqja e detyrimit për pagesën e sigurimeve do të duhet të miratohet më pas në parlament e do të hyjë në fuqi vetëm pas dekretit të presidentit.
