Dalin PAMJET/ Shkrumbohen 3 makina në Vlorë, dyshohet se edhe autori nuk i ka shpëtuar flakëve

Tri makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjane ‘Pavarësia’ në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina.

Forcat zjarrfikëse kanë parandaluar përhapjen e zjarrit te makinat e tjera të parkuara pranë.

Shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm. Ndërkohë sipas burimeve, një nga mjetet, është në pronësi të Petref Nezhës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në automjet dhe më pas është larguar.

Pasi ka vendosur zjarrin, dyshohet se është dëmtuar edhe vetë gjatë momentit kur është larguar.