Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm jep vendimin për Vangjush Dakon
Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit e krimit të Organizuar, ka miratuar shkallën e parë, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-kryetari të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Ai do vijojë të qëndrojë në burg, ku akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. Kërkesa e për zbutje të masës u shqyrtua nga gjyqtarja e apelit Daniela Shirka, e cila refuzoi kërkesën e tij për liri.
Dako u arrestua në 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshti me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.
Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.
Vendimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më 18.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 31 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim V.D., F.E., M.S.(P.), F.H., F.F., A.B.,ndaj vendimeve nr. 57, datë 06.06.2023 dhe nr.61, datë 08.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim V.D.
– Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.E. dhe F.H.
– Miratimin e vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim M.S.(P.), F.F. dhe A.B.



