Policia në betejë për çlirimin e plazheve, hiqen qindra shezllongje në Ksamil, 1 i arrestuar
Në kuadër të frenimit të abuzimeve në këtë sezon turistik, policia është hedhur në terren në betejë për të çliruar plazhet e vendit nga pushtimi i shezlloneve.
Mbrëmjen e djeshme, policia thotë se ka zbuluar një plazh të hapur dhe një Bar Restorant në Kasmil, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe nga ana tjetër ka sekuestruar në mës të sezonit turistik qindra shezllone.
Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit duke arrestuar një person dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.
Njoftimi
Operacion gjate nates i IMT, Komisariatit te Sarandes dhe FNSH.
Operacioni drejtohet nga Drejtori i Pergjithshem i IMT, Agim Ismaili dhe Shefi i Komisariatit te Sarandes, Gerald Toska. Zbulohet nje plazh i hapur dhe ndertuar ne menyre te paligjshme ne Ksamil.
Plazhi i ndertuar ne vendin e quajtur “Laguna”, jane zbuluar dhe sekuestruar qindra shezlonge te vendosura. Ne plazh i ndertuar edhe nje Bar- Restorant ne menyre te paligjshme.
Gjithashtu policia ka zbuluar edhe nje rruge te hapur dhe ndertuar me mure betoni qe te con ne plazh. Policia ka shoqeruar nje person dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter. Operacioni i policise ka rinisur ne oret e para te mengjesit serish



