TVSH për arsimin, Hasimja: Do të ketë efekte negativ në arsim, po ikën jashtë shtresa e mesme
Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu Ermal Hasimja u shpreh se skema e qeverisë për TVSH-në mbi shkollat private thjeshtëzon sistemin fiskal, por ka mjaft efekte negative pastaj mbi arsimin.
Ai tha se do të dëgjohet zëri i arsyes, sepse nuk mund të bëhet kjo vetëm me rekomandimin e FMN-së që është një institucion financiar dhe i bën llogaritë sipas Kanadasë.
Hasimja: Kjo skemë thjeshtëzon sistemin fiskal, por ka mjaft efekte negative pastaj mbi arsimin. Dëmtohet arsimi privat që shkollon mbi 2 mijë nxënës dhe studentët. Po ashtu ngarkohet arsimi publik. Në Tiranë do të kishte mbi 5000 nxënës të dyndur nga shkollat private në ditë. Po ashtu do të kishte edhe një dëm social. FMN thotë në këto shkolla i çojnë të pasurit, ndërkohë që në emigracion shkon shtresa e mesme dhe profesionistët.
Kemi një lloj shpresë që do të dëgjohet zëri i arsyes, sepse nuk mund të bëhet kjo vetëm me rekomandimin e FMN-së që është një institucion financiar dhe i bën llogaritë sipas Kanadasë. Shqipëria është një vend që vuan nga emigracioni dhe ekspansioni i trurit. Ikin jashtë shtresa e mesme dhe për këtë qeveria është e vetëdijshme sepse propozon 5 vite për diplomën në mjekësisë. FMN nuk e sheh se kësaj shtrese të mesme po u thonë të marrin valixhen dhe të ikin.
