U stakua energjia elektrike për shkak të një zjarri në Sarandë, OSHEE njofton: Rikthehen dritat në zonë!

OSHEE njofton se  është rikthyer energjia elektrike, pas një zjarri në afërsi të Nst në Sarandë, ku u stakua furnizimi me energji për masë sigurie.

Për shkak të zjarrit në afërsi të Nst Sarandë, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie.

Një pjesë e qytetit është pa energji elektrike. Zjarri është shuar dhe operatorët e Nst Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat normalizimin e situatës.

“Energjia elektrike u rikthye në zonë”, ka bërë me dije OSHEE.