Rinovohet flota e diplomatëve, 11 emrat e propozuar dhe strategjitë e tyre

Nisja e detyrës së presidentit Bajram Begaj duket se ka cliruar situatën në diplomaci. Kur ka mbushur një vit nga largimi i Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit, qeveria ka propozuar ndryshimet e ambasadorëve apo dhe rotacion mes tyre.

Në kuvend është parashikuar seancë dëgjimore me 11 diplomat të rinj.

Kështu në Kosovë propozohet që detyrën ta marrë Petrit Malaj që me sa duket do të zëvendësojë Qemal Minxhozin.

Në Serbi propozohet Bardhyl Canaj, emërim që vjen në mes të nëj debate të fortë mes Beogradit dhe prishtinës.

Një tjetër zonë e nxehtë është edhe Rusia. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Moskë propozohet të jetë Genc Pecani i cili do të paraqesë në komisionin parlamentar edhe strategjinë e tij.

Albana Dautllar propozohet në Mbretërinë e Suedisë,Finlandës e Islandës  dhe  Mimoza Halimi do të jetë përfaqësuese në Poloni, Estoni, Letoni dhe në Republikën e Ukrainës, jo rezident

Qirjako Qirko do të marrë detyrën e ambasadorit të Hungarisë, artur kuko do të vendoset në vendet e ulëta si dhe përfaqësues i shqipërisë, pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCË”, jo resident

Ish zëvendësministri Sokol Dedja propozohet të marrë detyrën në Danimarkë, ndërsa Inid Milo në Bullgari dhe Moldavi.  Entela Gjika do të raportojë në kuvend si ambasadore e Shqipëris, në Mbretërinë e Spanjës, dhe Ilir Hysa është kandidat për Ambasador në Shtetin e Kuvajti dhe atë të Irakut.

Vetëm një muaj më parë, kuvendi vendosi ndryshimin edhe të 12 ambasadorëve të tjerë, duke nisur dhe rinovimin e flotës së diplomatëve.