“Flasim” për largimin e mjekëve/ Shqiptari “USA Best Doktor” diskuton problematikat me Ramën: Nisma për diplomat të shihet pozitivisht

Largimi i mjekëve shqiptar, problematikat e sektorit dhe nisma e qeverisë për diplomat e studentëve të rinj ishin në qendër të Podkastit të radhës së kryeministrit Rama.

I ftuar, neurokirurgu shqiptar Gentian Toshkëzi, i shpallur doktori më i mirë në SHBA, tha se nisma duhet parë pozitivisht, ndërsa kreu i qeverisë mbrojti vendimin me garantimin e shëndetit të popullsisë.

Largimi i bluzave të dhe vendimi i qeverisë për mjekët e rinj që të shërbejnë 5 vite në vend pas diplomimit ishin në qendër të episodit të 15 të podkastit "Flasim" të Kryeministrit Edi Rama.

Çështjet që kanë ngjallur debate të forta në vendin tonë kreu i qeverisë i diskutoi me

neurokirurgun Gentian Toshkëzi,  i shpallur si mjeku më i mirë në SHBA.

"Si vendim dhe është transparent ashtu siç e thoni ju u bëhet e qartë studentëve që pas 5 vitesh do të kenë të drejtën e diplomës, pas 5 vitesh punë duket e drejtë pasi studimet janë me një kosto të ulët. Qeveria mbulon dhe koston e shpenzimeve, duket vendim i arsyeshëm," tha ai.

Rama mbrojti vendimin duke thënë se përmes tij synohet garantimi i shëndetit të popullsisë

"Nëse ata nuk janë të gatshëm që të pranojnë të qëndrojnë këtu duhet të opaguajnë një tjetër tarifë.Mendoj se është etike për njerëzit sepse njerëzit nuk paguajnë taksa që të përgatisin mjekë që që ditën e parë dalin si mjekë për popullin gjerman," tha ai.

Me të gjitha 10-a dhe medalje ari në mjekësi Toshkëzi tregoi se ishte mungesa e mbështetjes që e nxiti të largohet. Pyetur nga kryeministri nëse mjekët pranohen lehtë jashtë vendit, Toshkëzi e cilësoi si një nga proceset më të vështira.

"Në Amerikë nuk pranohesh kollaj që të vish as nga Franca, as nga Shqipëria, pa dhënë standardet dhe provimet dhe pa kaluar në procesin e rivlerësimit dhe pa ribërë dhe në Është shumë gjë e madhe," tha ai.

Gentian Toshkëzi që e nisi karrierën në Lushnje, tregoi në podcastin e Flasim sfidat e rrugëtimit deri sa  arriti të shpallet  “Amerikan best doctor".