EMRI + FOTO/ Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik! Zbulohet identiteti i autorit, ja kush është 45-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 17:54
45-vjeçari, Leonard Refik Kurti, i cili dyshohet se është nga Elbasani, është paraqitur ditën e sotme para gjykatës në Greqi, pasi para disa ditësh ekzekutoi me armë mikun e tij, Shpëtim Bajrami, 50-vjeç.
Ditën e djeshme Kurti është vetëdorëzuar tek autorietet greke, i cili ka rrëfyer ngjarjen, duke zbuluar se konflikti kishte vazhduar për shkak të një sasie parash.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:35 të 13 korrikut 2023 në afërsi të një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, ndërsa kamerat filmuan momentin kur Shpetim Bajrami u rrëzua përtokë, pasi qëlloi me një zinxhir metalik 45-vjeçarin brenda makinës, e më pas, drejtuesi i mjetit u kundërpërgjigj me armë zjarri pa dalë nga automjeti. Bajrami u ekzekutua me 3 plumba.