Piku i sezonit shton fluksin e udhëtarëve në Portin e Durrësit, 5000 persona në një ditë
Kjo fundjavë që përkoi me nisjen e gjysmës së dytë të korrikut shënoi shtim të lëvizjeve në portin e Durrësit.
Rreth 5000 persona hynë në vendin tonë përmes trageteve të linjave me italianë vetëm në 24 orët e fundit.
Fluksi i verës vlerësohet se ende nuk ka nisur, pavarësisht se numri i udhëtarëve që zbresin nga tragetet ka ardhur në rritje ditët e fundit! Shifra në rritje raportohen edhe në dalje drejt Italisë.
Autoritetet e agjensive që operojnë në port thonë se kanë shtuar masat e sigurisë dhe shërbimeve në terminale.
Të dhënat e Autoriteti Portual Durrës tregojnë se gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti aty kanë kaluar.
Mbi 240 mijë pasagjerë. Përgjatë kësaj kohe janë transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra.
Ndërsa për lëvizjen e njerëzve, sipas të dhënave zyrtare , përgjatë muajit qershor transporti i udhëtarëve në linjat e Barit dhe Ankonës u rrit me 13%.
Statistikat zyrtare tregojnë janë përpunuasr rreth 50,000 udhëtarë dhe 18,670 automjete në hyrje-dalje.
Në raport me qershorin e vitit 2022 vihet re një shtim i numrit të automjeteve që lëvizin përmes transportit detar.
7.5 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa pritshmëritë për këtë sezon janë për më shumë pushues.