Rama pret të hënën liderët e Ballkanit Perëndimor, ja kush konfirmoi pjesëmarrjen
Kryeministri Edi Rama, do të presë të hënën në Tiranë në një takim informal të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor për të folur për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tetor në vendin tonë!
Në takim do të jetë present edhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi.
Sipas burimeve deri më tani kanë konfirmuar pjesemarrjen, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo .
Nga ana tjetër duket se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, e ka shmagur takimin me Ramën, dhe në Tiranë do të vijë kryeminsitrja Anna Bërnabiç.
Ndërkohë mësohet se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti.
Deri më tani qeveria e Kosovës nuk i ëshë përgjigjur interesit të mediave për vendimin nëse Kurti do të vijë në Tiranë apo jo.
Ky takim vjen pak ditë pas një turi të kryeminsiotrit Edi Rama, në të gjithë ballkanin perëndimor, ku kryeminsitri Albin kurti refuzoi që ta takonte atë pasi marrëdhëniet mes dy kryeminsitrave janë krisur që kur Rama njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në qershorin e këtij viti.
Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në Tetorin e këtij viti, është dër më të rëndësishmit që është mbajtur në vendin tonë, ndërsa pritet që në samit të marrin pjesë edhe liderë të shteteve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.
