LAJM I FUNDIT/ Mbytet në depozitën e ujit adoleshenti në Kamëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 22:02
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, pasi një 16-vjeçar ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Çekrezë, ndërsa dyshohet se i mituri është vetëmbytur në një depozitë uji.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20, në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
