Tri makina bëhen copash në Fier-Seman/ Një nga mjetet përfundon në kanal. 2-vjeçari dhe i mituri tjetër në spital
Nje aksident i trefishtë me të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.
Sipas informacioneve paraprake raportohet se një nga mjetet përfundon në kanal. 2-vjeçari dhe i mituri tjetër në spital.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

