Gjykata lë në brug Safet Gjicin, Alma Kaçi gazetarëve: Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë

As apeli i posaçëm nuk i tha lirinë Safet Gjicit ish kryebashkiakut të arrestuar pas një video intime në zyrën e tij. madje trupa refuzoi lehtësirën e kërkuar nga Alma Kaci, vajza që shfaqet duke kryer marrëdhënie me të. Kjo e fundit sipas gjykatës do të qëndrojë në shtëpi deri në fund të hetimeve

Ky është momenti kur makina e policisë sjell në dyert e gjykatës së apelit të GJKKO Alma Kaçin.

Në hyrje nuk tentoi ti fshihej kamerës, por kishte një kërkesë për kameramanët.

Seanca në të cilën kërkoi ti hiqej arresti në shtëpi zgjati për rreth 60 minuta.

Edhe Safet Gjici me të cilin ajo u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrat e bashkisë së Kukësit u paraqit në gjykatë. Përmes avokatit kërkoi liri

Gjyqtari i gjykatës së posaçme pasi dëgjoi pretendimet u tërhoq për vendim. Por edhe kësaj radhë nuk kishte surpriza pasi togat e zeza lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë

I pari që doli nga seancë ishte avokati i ish kryetarit të bashkisë Kukës. Për media tani nuk tha komente.

Pas tij ishte radha e Alma Kacit. Por në dalje preferoi ti fshihej kamerave, ndërsa sugjeroi gazetarët të merren me çështje të tjera.

Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.