Ahmetaj në Angli, e konfirmon avokati: Është pranë vajzës së tij, do të vijë kur të fitojë lirinë

Arben Ahmetaj do ta ndjekë nga Anglia procesin e nisur ndaj tij me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Vendimin për arrestimin avokatët e tij thanë se me këtë nuk ka asnjë të re, por shtuan se ish numri dy i qeverisë do kthehet kur të jetë i lirë.

Avokatët e Arben Ahmetaj nuk janë surprizuar nga vendimi i kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetaj. Në dalje të SPAK Henrik Ligori vendimin nuk e konsideroi lajm të ri.

Megjithatë ai ka shuar edhe kureshtjen se ku ndodhet në këto momente ish zëvendëskryeministri.

Kuvendi do të duhet të nisë zyrtarisht vendimin në zyrat e prokurorisë së posaçme.

Vetëm pas kësaj do të merren hapat për heqjen e lirisë së Arben Ahmetaj e në rast se nuk gjendet do të shpallet në kërkim.

Një tjetër proces do të vijojë edhe me kontrollin në banesa dhe me mbledhjen e provave që sipas akuzës implikojnë ish zëvendëskryeministrin me aferën e incineratorëve.