“Kam marrë kërcënime, i kam me screenshote” Për kë e ka fjalën Arben Ahmetaj

Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë ditën e sotme në Facebook, teksa diskutohet në kuvend fati i imunitetit të tij dhe kërkesa për arrestim.

Në shkrim ai thotë edhe se ka marrë kërcënim dhe që i ka me screenshot e zë, madje edhe mesazhe mirëseardhje, duke aluduar burgun.

Ahmetaj: Dikush me tha “ te duan ne burg vella”. Kam marrë kërcënime (I kam me screenshot e me zë ndoshta), madje se fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje… Nëse do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo përpara se e vërteta te marrë rruge e drite.

Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojnë (aq sa mundet) qe puna “e fytyrës se ngrysur” ka qene ne interes te publikut.