Të gjithë pro, vetëm Duka, Dule dhe Mediu abstenuan për lejimin e arrestimit të Ahmetajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2023, 11:21
Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë dritën jeshile kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt nga ane e SPAK-ut.
Pro këtij vendimi kanë votuar plot 117 deputetë dhe vetëm 3 kanë abstenuar, ndërsa nuk ka pasur vota kundër.
Mësohet se deputetët që abstenuan janë nga opozita dhe konkretisht bëhet fjalë për Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu.
