Seanca për fatin e Ahmetajt, Rama në sallën e Kuvendit i veshur me rozë, largohet kur flet opozita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2023, 10:22
Teksa është duke u diskutuar fati i Arben Ahmetajt dhe kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e tij, i pranishëm në Kuvend ndodhet edhe kryeministri Rama.
Ai është veshur me një kostum rozë, ndërsa Kuvendi ka nisur me raportet e palëve politike për këtë çështje, por ka lëvizur pasi po flet opozita.
Ndërkohë vetë Arben Ahmetaj nuk ndodhet në sallën e kuvendit, pasi ndodhet jashtë vendit, por ai ka bërë një reagim të gjatë në Facebook ku thotë se e vërteta e tij do të dalë në dritë.
