Rama ndan fotot nga takimet në Samitin e NATO-s: Aleatë dhe miq

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vilnus, Lituani, ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s. Në kuadër të punimeve të këtij samiti, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe takime me  liderë nga vendet anëtare të NATO-s.

Rama ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga punimet e samitit të NATO-s, ku ndër të tjera është takuar edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Po ashtu, Rama ka biseduar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, etj. “Aleatë dhe miq. Vilnius, Lituani”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Pasditen e sotme, kryeministri Rama zhvilloi po ashtu një bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, në kuadër të Forumit Publik të Samitit të NATO-s, që po zhvillon punimet në Vilnius, Lituani.