Bardhi SPAK-ut: A ka fuqi t’i bëjë këto veprime vetëm Ahmetaj, apo hetohet Rama? Dumani nuk përgjigjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 18:34
Vazhdon diskutimet në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet për çështjen e ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka pyetur SPAK-un nëse vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe.
Bardhi: Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?
Ndërkohë që SPAK ka refuzuar që t’i përgjigjet deputetit duke thënë se këto janë sekret hetimor dhe nuk japin të dhëna.
