Baçi: Masa e arrestit merret nga Rama, Ahmetaj doli nga rreshti, nuk pranoi të bënte burg për partinë

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se  Ashtu sikurse u vepruar me kolegët e tjera, masa paraprake merret nga Rama me largimin e tyre nga pozicionet ekzekutive

Ai tha se Ahmetaj ka dalë nga rreshti i partisë dhe nuk ka pranuar që të bëjë burg për partinë, duke shtuar aktakuza e Ahmetaj është një akuzë shumë e rëndë dhe parashihen shumë vite

Baçi: Rama është i qartë bë veprimet që kryen. Ashtu sikurse u vepruar me kolegët e tjera, masa paraprake merret nga ai me largimin e tyre nga pozicionet ekzekutive. Është e njëjta skemë që u përdor edhe me Tahirin. Ishte një bashkëpunim shumë i mirë mes Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm dhe rezultati i duke edhe nga mënyra se si u duk dhe tashmë e kemi në shtëpi Tahirit. Ai ka dalë edhe nga sytë e publikut tashmë, sepse ndodhin skandale përditë.

Aktakuza e Ahmetaj është një akuzë shumë e rëndë dhe parashihen shumë vite. Mendoj se Ahmetaj ka dalë nga rreshti i partisë dhe nuk ka pranuar që të bëjë burg për partinë. E shoh si një gjë pozitive këtë dalje nga rreshti. Ahmetaj nuk ka pranuar që të marrë përgjegjësinë për incineratorët. Duket se ka një plan se do të shkojnë deri aty për ta mbyllur këtë historisë, me ca aktorë që janë futur disa aktorë periferikë.