Rraja dha dorëheqjen si deputet, KQZ i jep mandatin socialistit Arkend Balla

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e lënë nga Rrahman Rraja, kandidatit vijues në listën e Partisë Socialiste për Qarkun Durrës, Arkend Balla.

Të shtunën e shkuar, Deputeti Rrahman Rraja dha dorëheqjen. Shkak për këtë vendim u bë ngjarja e ndodhur në Fushë Krujë më 6 korrik, ku ishte e përfshirë familja e tij.

KQZ në mbledhjen e zhvilluar sot, pikë të parë të rendit të ditës kishte projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të listës shumë-emërore të “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Qarku Durrës, Arkend Bashkim Balla.

Rraja dha dorëheqjen si deputet, KQZ i jep mandatin socialistit Arkend
Arkend Bashkim Balla

Arkend Balla ishte i 12-ti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit dhe mblodhi 2 463 vota në zgjedhjet e vitit 2021.