Valutat e huaja humbasin terren në këmbim me lekun

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.38 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane humbi terren me 0.25 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 94.41 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 104.05 lekë.

Ndërkohë paundi britanik zbriti me 0.30 lekë duke u kuotuar në vlerën e 122.02 lekëve.

Monedha zvicerane këmbehet me 107.50 lekë ose 0.02 lekë më shumë se të martën.

Valutat e huaja humbasin terren në këmbim me lekun