E konfirmon avokati i tij: Arben Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë

Ka vazhduar debatet në këshillin e mandateve për çështjen e Arben Ahmetajt, për të cilin SPAK po kërkon heqjen e imunitetit parlamentar.

Nga ana tjetër, avokati i Ahmetajt, i pyetur nga deputeti Salianji se ku ndodhet Arben Ahmetaj ka thënë se ai ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.