Mitsotakis takohet me Ramën në Samitin e NATO-s: Lironi menjëherë Fredi Belerin!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një takim privat me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka diskutuar për çështjen e Fredi Belerit.

Kryeministri grek theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një çështje shteti ligjor, duke shtuar se është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai tha se një amendament i PPE shprehte “shqetësim të thellë për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri dhe vazhdimin e paraburgimit të tij, i cili cenon prezumimin e pafajësisë dhe e ndalon të marrë përsipër detyrat e tij si kryetar i zgjedhur”.

Kryebashkiaku i zgjedhur Himarës ndodhet në burg prej më shumë se 50 ditësh.